Blanc: Një natë e madhe për ne

Paris Saint-Germain e ka tronditur Chelsean. Ekipi parisien barazoi 2:2 me ekipin londinez në Stemford Bridge dhe arriti të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Madje, kampioni i Francës për 90 minuta luajtu pa lojtarin kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili u përjashtua ma karton të kuq në minutën e 31-të të takimit pas një ndërhyrje të ashpër në Oscarin.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc, mendon se pikërisht përjashtimi i sulmuesit suedez e ka motivuar ekipin që ta eliminoj Chelsean

“Është një gëzim i madh. Lojtarët janë përgatitur dhe bën një punë të madhe. Ata kanë luajtur një lojë të jashtëzakonshme që nga fillimi deri në fund”, ka deklarua ai

‘Ne kemi marr një goditje në pjesën e pasme të kokës me përjashtimin e Zllatanit, por unë ndjeva se lojtarët ishin të vendosur të luajnë fortë”, ka theksuar ai.

Sipas Blanc, Paris Saint-Germain ka luajtur mirë dhe ka pasur posedimin e topit sikur të ishte me komplet ekipin në fushë.

“Kjo është një natë e madhe për ekipin tim dhe për të gjithë mbështetësit franceze. Ne bëmë diçka të madhe”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button