Cozman në Londër, a po vjen “High 3”?

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka dhënë indikacionin më të fortë se shumë shpejt po vjen projekti i madh i Babastars, “High 3”.

Para pak muajsh Telegrafi paralajmëroi bombën e Babastars dhe këto informacione dolën të vërteta me bosin e labelit, Getoar Selimin, që ka dalë publikisht për të konfirmuar projektin e ri “High 3”.

Tash si duket vetëm kanë mbetur pak orë apo ditë për t’u lansuar projektin e ri.

Indikacionin më të fortë e ka dhënë Cozman, i cili ka lënë fansat të kuptojnë se shumë shpejt po vjen projekti i ri i Babastars.

“A jeni gati? High 3”, ka shkruar Cozman në një postim ku ai shihet se është në Londër.

Nuk është hera e parë që reperi lanson projekte pa qenë fare prezent në Kosovë. Ai edhe projektin “Shumë i Smut” e ka lansuar nga Londra, vendi ku edhe u rrit, teksa projekti pas lansimit të suksesshëm nga ekipi i tij, arriti mbi 2 milionë klikime.

“High 3″ që lansohet së shpejti sipas informacioneve të Telegrafit është punuar në klip nga Max Production, me muzikë të LiBeats, tekst të Babastars dhe inçizim në ThreeDots. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button