Vrasja e 4 personave, Xhuvani: Të ketë gjykim të drejtë
I akuzuar për vrasjen e katër personave, Kostandin Xhuvani ka kërkuar gjykim të drejtë.
Në seancën e sotme gjyqësore në ngarkim të tij Xhuvani u shpreh se, “Kërkoj gjykim të drejtë, të merren parasysh rrethanat në të cilat u krye krimi”.
Xhuvani u mbrojt nga avokatja Vjollca Pustina, ndërsa paraditen e nesërme në ora 10.00, për shkak të kërkesës për gjykim të shkurtuar dhe pranim të fajësisë, Gjykata e Tiranës do të marrë vendimin në ngarkim të tij.
Kostandin Xhuvani akuzohet për vrasjen e Enea Xhaj, Edison Jaho, Arbër Demiraj dhe të shtetasit italian Giampaolo Azzolo në lokalin “Ante Grand” në kryeqytet.
Në ngarkim të tij rëndojnë veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./NOA/