Prokuroria jep pretencën: Konstadin Xhuvani të dënohet me burg përjetë
“Burg përjetë”. Kjo është pretenca që prokuroria kërkoi sot në seancën gjyqësore ndaj Konstandin Xhuvanit, i akuzuar për vrasjen e 4-fishtë, në një klub nate, në nëntor të vitit të kaluar.
Nga ana e tij i pandehuri Xhuvani i cili para pak kohësh kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë që dhe iu miratua, sot kërkoi 10 ditë kohë për të bërë mbrojtjen.
Prokuroria i mëshoi faktit që dënimin, Konstandin Xhuvani ta kryejë në një burg të sigurisë së lartë. Seanca e radhës ndaj Xhuvanit do të zhvillohet më 23 Shkurt.