Tre të arrestuar pas rrahjes në një objekt hotelierik në Shkup

Në Shkup në bulevardin “Filipi i Dytë” dje rreth orës 01:10 minuta para hyrjes së objektit hotelierik u krijua një zënkë ndërmjet K,M. (18), Gj.N. (16) dhe S.A. (18) të gjithë nga Shkupi nga njëra anë  dhe L.M. (18) nga Shkupi nga ana tjetër.

Në debat, S.A. fizikisht e ka sulmuar L.M., derisa personat e tjerë me mjete të forta filluan të gjuajnë drejt objektit hotelierik dhe shkaktuan dëmtimin e tij.

MPB sot kumtoi se pas masave të ndërmarra, tre personat janë arrestuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet denoncim adekuat.

Lajme të ngjashme

Back to top button