Silluni sipas bindjes suaj dhe bëhuni sa më tërheqëse

Me siguri keni dëgjuar që në jetën e përbashkët nuk duhet lozur lojëra dhe të thuhet harroje atë. Ç’është e vërteta, lejohen pak marifete dhe manovra dashurore, të cilat mund të përfshihen në suaza të rregullave të lojës…

Pra, nuk është fjala për lojëra të poshtra, apo veprime qëllimkëqija, por për marifete të reja të atyre që dinë të rrezikojnë dhe të cilët e dinë formulën për ta bërë të lumtur lidhjen, por edhe jetën. Para së gjithash, çelësi është tek vetëbesimi, andaj ia vlen t’i dini disa marifete të tilla.

Merreni seriozisht lidhjen. Ndonjëherë femrat shkujdesen për pamjen kur kanë një kohë të gjatë që janë lidhur me një mashkull, apo kërkesat dhe presionet e jetës bëjnë që të humbisni kujdesin ndaj vetes. Por është shumë e rëndësishme të kujdeseni dhe të keni krenari në pamjen tuaj. Gjërat e vogla si stilimi i flokëve, vënia e aksesorëve dhe pak grim tregon se ju keni bërë një përpjekje.

Kini vetëbesim. Vetëbesimi ju bën ju më të dëshirueshme te meshkujt se sa grimi apo rrobat që ju vishni. Për këtë arsye mbani mënd se qëndrimi juaj influencon tek të tjerët që ju rrethojnë ju.

Të dini se çfarë doni. Një mashkull dëshiron më shumë një grua që e di se çfarë do dhe i ka të qarta qëllimet e saj. Siguria në zgjedhjen e karrierës, në interesat seksuale madje edhe në zgjedhjen e menysë, janë gjëra që meshkujt i shikojnë me ndërgjegje ose jo si një reflektim të stabilitetit tuaj. Sa më shumë të sigurt të jeni në diçka aq më shumë stabile do të dukeni. Gjithashtu do të tregoni maturi dhe aftësi se dini të bëni vendime të rëndësishme.

Kontrolloni qëndrimin. Ju mund të mbani dhe të zhvilloni një qëndrim që nuk e keni pasur më parë, por mos zhvilloni një ego të madhe dhe mos projektoni sensin se ju keni të drejtë në çdo drejtim, kjo do të ishte një mundësi e dështuar.

Përshtatuni me gjuhën e trupit. Një mënyrë e lehtë për të qenë atraktive ndaj meshkujve është të shprehni qëllimin me gjuhën e trupit. Psh. nëse ju vëreni se jeni në qendër të vëmendjes të dikujt dhe natyrshëm bëni gjëra që rrit interesin e mashkullit, kjo është shumë mirë për ju. Por femra të tjera që nuk janë shumë të dhëna pas gjuhës së trupit, lëvizje të vogla mund të tregojnë vetëbesim dhe interes. Këto sjellje mund të jenë zhvendosja e trupit tuaj në drejtim të mashkullit, ulur dhe duke qëndruar drejt me shpatulla prapa, duke mbajtur një qëndrim natyral dhe buzëqeshje delikate, mund të luani dhe me flokët pak. Përshtatuni me gjuhën e trupit dhe do të vëreni ndryshimin. / Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button