Tre persona të panjohur kanë sulmuar 25 vjeçarin M.N

Tre persona të panjohur mbrëmë rreth orës 21 në komunën e Butelit kanë sulmuar 25­vjeçarin M.N dhe i kanë marrë 100 euro. Siç njoftoi MPB­-ja, M.N derisa vetë ka pritur në stacionin e fundit të autobusit 57, ka ndaluar një automjet në të cilin kanë qenë të dyshuarit dhe i kanë ofruar transport deri në fshatin Luboten.

Pasi ai ka hyrë në automjet të dyshuarit fizikisht e kanë sulmuar dhe i kanë marrë 100 euro. Po merren masa për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Lajme të ngjashme

Back to top button