Reali përsëri gabon, edhe një shansë për Barcelonën (Video)

Skuadra e Real Madridit ka vazhduar me paraqitje të dobëta në vitin 2015, pasi është mposhtur në udhëtim nga Athletic Bilbao me rezultat 1:0.

Ndeshja ka qenë mjaft interesante prej minutave të parë, por dallimin në këtë ndeshje e bëri Aduriz, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 26-të.

Reali u mundua deri në fund që të paktën të barazonte rezultatin, por pa sukses.

Pas kësaj humbje Reali mbetet ende në vendin e parë me dy pikë më shumë se Barcelona, por që katalunasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button