Kinë, sulm me thika në një stacion, 9 persona të plagosur

Sulmi nga persona të paidentifikuar ndodhi të premten në mëngjes, ndërsa policia qëlloi për vdekje një të dyshuar, ndërsa një tjetër u arrestua.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet për sulmin me thika ndaj qytetarëve të thjeshtë të cilët po prisnin në stacion.

Muajt e fundit ka pasur dy sulme me thika në stacionet e autobusave dhe të trenave, konkretisht në qytetin Kunming dhe Urumqi.

Në të dyja rastet autoritetet kanë fajësuar ekstremistët myslimanë të pakicës Uighur.

Lajme të ngjashme

Back to top button