Gratë vet do të vendosin nëse do të lindin me prerje cezariane

Gratë vet do të vendosin nëse dëshirojnë të lindin në mënyrë natyrale apo me prerje cezariane.

Ministri I Shëndetësisë Nikolla Todorov deklaroi se nuk vlen më rregullorja e miratuar para Vitit të Ri, ku gjinekologët ishin të kufizuar dhe këtë intervenim mund ta bënin vetëm nëse kishte komplikime shëndetësore.

Për shkak të presionit në opinionin publik, Ministria e shëndetësisë para tre javëve e ka korrigjuar rregulloren.

Sipas rregullores tani gratë vet do të vendosin nëse dëshirojnë të lindin në mënyrë natyrale apo me prerje cezariane.

Lajme të ngjashme

Back to top button