Miss Univers Kosova 2013: Ndihem si princeshë

Nga një rrugë për disa kohë si modele, kap ëndrrën e shumëpritur për të qenë kështu më e bukura e Kosovës. Ajo është vajza nga qyteti më i vjetër kosovar, nga Vushtrria, quhet Mirjeta Shala dhe është vetëm 19 vjeçe, e nesër do të përballet me sfidën botërore që do të mbahet në Moskë, në “Miss Univers 2013”.

Mirjeta, e cila duket me një bukuri si të Monica Bellucit, ka hobi volejbollin dhe për Marketing dhe Administrim Biznes. Ajo rrëfen për gazetën Panorama këtë çmim që sapo ka marrë si “Miss Kosova Univers 2013” e shumë çka tj.

Mirjeta, çfarë do të thotë për ty të jesh më e bukura e Kosovës?
Të jesh më e bukura e Kosovës është një ndjenjë shumë e veçantë, është krenari, është ëndërr e çdo vajze, po unë falënderoj Zotin që kam pasur këtë fat. Jam si asnjëherë më parë, kurora më bën të ndihem si një princeshë… Duke marrë parasysh se unë jam vlerësuar të jem më e bukura e Kosovës nga një juri shumë profesionale në këtë lëmë.

Të ka ndihmuar besoj sadopak edhe rruga e modeles për të qenë në top formë dhe, pse jo, për të pasur disa pluse më tepër për kurorën?
Besoj se përvoja ka qenë njëra nga arsyet, por edhe paraqitja apo, them më mirë, fiziku ka ndikuar shumë që unë ta gëzoj kurorën.

Me kë ke krijuar më shumë miqësi nga organizatorët, me Fadilin, Agnesën apo Labin?
Miqësi kam me të tre , por miqësia ime me Labin ka filluar qysh para 3 vitesh. Unë kam marrë pjesë në “Unë jam Top Model”, ku dola njëra ndër 5 fitueset. Po vetë puna dhe angazhimi tregon që tani e tutje jam me Fadilin, por nuk do të thotë që miqësia nuk vazhdon me Labin dhe Agnesën.

Diana mori “Miss Fotozhenia” në “Miss Univers”, e Mirjeta çfarë pretendon në Moskë?
Tani për tani nuk mund të them asgjë, sepse kam shumë për të bërë deri në prezantimin tim në “Miss Universe”. Por do të mundohem dhe do të punoj shumë, në mënyrë që vendin tim ta prezantoj në mënyrën më të mirë.

Sipas Mirjetes, cila është vajza më e bukur shqiptare, po djali më simpatik shqiptar?
Unë s’mund t’i shquaj mes tyre, Kosova ka shumë vajza të bukura dhe djem simpatikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button