15 vjet nga renia heroike e komandant Kumanovës

Dje në fshatin Orizare të Likovës, u shënua 15 vjetori i rënies së Heroit të Kombit, Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës, i cili ra heroikisht më 25 gusht të vitit 1998, në Kleçkë të Kosovës gjatë luftimeve mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake serbe.

Me këtë rast për të bërë homazhe para shtatores së Ismet Jasharit, kishin ardhur përfaqësues nga të trija luftërat e shqiptarëve, bashkëluftëtar, familjarë, përfaqësues shquiptarë të institucioneve shtetërore të Maqedonisë me në krye zëvendës kryeministrin e Maqedonisë Musa Xhaferi si dhe qytetarë të tjerë.

Delegacione të përfaqësuesve të shtabeve të përgjithshme , shoqatave të veteranëve të luftës, si dhe ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore vunë kurora dhe lule të freskëta tek shtatorja e Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button