Shqipëria do të importojë mbeturina nga Maqedonia

Qeveria në largim e Sali Berishës ka marë vendim për të importuar 4.000 tonë mbeturina në vit, kryesisht nga Maqedonia, Kosova si dhe disa vende të Bashkimit Evropian. 

Në fillim të gushtit, qeveria shqiptare solli vendim për importin e 600 tonë mbeturinave nga Greqia dhe rreth 2.000 tonë mbeturinave nga Italia. Në ndërkohë qeveria i ka autorizuar firmat “Plastika – Shqipëri” dhe “V.A.L.E.Recycling” për importin e mbeturinave dhe reciklimin e tyre.

Vendimi i qeverisë përcakton llojin e mbeturinave që lejohet të importohet, sasinë e tyre dhe shoqëritë që marrin përsipër këtë proces.  

Mirëpo, vendimet e qeverisë në ikje janë kritikuar ashpër nga socialistët të cilët më 9 shtator do ta marrin timonin e qeverisë.

Sipas Partisë Socialiste, vendimet të cilat po i sjellë qeveria Berisha në këtë periudhë kohore janë tendencioze dhe të dëmshme për vendin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button