Gjendet një granatë në Tiranë

Mësohet se një granatë dore është gjetur në një kontenier dhe menjëherë pas kësaj janë vënë në dijeni forcat xheniere.

Një qytetar ka gjetur një granatë dore në një kontenier në zonën e Porcelanit. Ai ka njoftuar policinë, e cila së bashku me forcat xheniere ka marrë masat e nevojshme për ta shpërthyer.

Duke qenë se zona përreth është e banuar, granata përbën rrezik për njerëzit dhe shtëpitë e tyre. Mësohet se policia ka marrë masat e nevojshme për të mos shkaktuar problem.

Mësohet se granata është me siguresë dhe ndërkohë që forcat e policisë dhe ato xheniere kanë shkuar në vendngjarje për të bërë demotimin e granatës, dy punonjës të policisë së komisariatit nr. 4 kanë mbajtur zonën nën vëzhgim.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button