Greva e studentëve në Shqipëri, policia detyron vajzat të fshijnë gjakun (VIDEO)
Vazhdojnë të qarkullojnë video të tjera në rrjetet soociale, të cilat mundohen të zbardhin atë çfarë ndodhi mëngjesin e sotëm mes policisë dhe studentëve grevistë.
Siç ju kemi informuar edhe më herët, forcat e rendit u futën me forcë në ambjentet e Fakutetit të Infermierisë duke ndërprerë grevën, por edhe duke ushtruar dhunë mbi studentët. Mes tyre ka patur edhe të gjakosur, por para se ti shoqëronin për në komisariat policët i kanë detyruar të futen në tualete dhe të fshijnë gjurmët e gjakut.
Disa studentë përfunduan në spital. /Albeu