Komisionit ad-hoc mbrëmë nuk arriti zgjidhje për ngjarjet e 24 dhjetorit

Kryetari i Komisionit, profesor Borçe Davitkovski, pas përfundimit të bisedimeve në Klubin e deputetëve deklaroi se kanë mbetur të hapura edhe disa çështje dhe se më nuk është optimist se VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja do të arrijnë marrëveshje për raportin. 

“Përkundër përpjekjeve të shumta mbetën të hapura edhe disa çështje. Tani për herë të parë mund të them se më nuk jam optimist se do ta kryejmë punën. Mbeten të hapura të gjitha opcionet. Shpresoj se do të gjejmë forcë ka kryejmë atë që kërkohet prej nesh. Para së gjithash, mendoj se ajo është në interes të qytetarëve dhe të vendit tonë”, tha Davitkovski.

Partia në pushtet assesi nuk pranon se me largmin e gazetarëve është shkelur e drejta kushtetuese që e kanë ata për të qenë në kuvend.

Paprakisht u pranuan formulimet se është shkelur kushtetuta me largimin dhe rrahjen e deputetëve opozitarë.

Pikë kontestuese janë gazetarët, gjegjësisht fakti se gjoja pushteti nuk pranon të mbajë përgjegjësi edhe për këtë.

Jozyrtarisht, është vështirë të arrihet deri te marrëveshja por shpresa akoma ka.

Në qoftë se nuk arrihet marrëveshje, komisioni do të shuhet, ndërsa pushteti kërcënohet me zgjedhje të parakohshme me procedurë të shkurtuar, që do të mbaheshin më 29 shtator ose në ndonjë datë tjetër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button