Branko kthehu, Gruevski mund të jetë fajtor!

Kapixhik nr. 114, e shtunë-e diel, 24-25 Gusht

Gjorgji Spasov, kolumnë- “Të gjithë janë fajtorë, por jo Gruevski”, Utrinski Vesnik

Në një shtet ku vetëm fituesi i zgjedhjeve ka të drejtën për të interpretuar ngjarjet dhe të interpreton historinë, mund të diskutohet për përgjegjësinë e Gruevskit dhe bashkëpunëtorët e tij vetëm pas humbjes së tij në zgjedhjet.

Sonja Kramarska, kolumnë- “Ky fiasko shiheshte nga aeroplani”, Utrinski Vesnik

Kultura politike, për fat të keq, ka braktisur prej kohësh vendet tona dhe përgjegjësia e shumicës qeveritare për kohë të gjatë në të ardhme do të përfiton fytyrë vulgare të triumfit mbi opozitën.

Vlatko Gjorchev, kolumnë- “Vazhdon kundërsulmi shtetëror I LSDM-së”, Dnevnik

Për shkak të kapriceve të Branko Cërvenkovskit, nuk duhet të lejohet që LSDM-ja e re të rrezikon rekomandimin për fillimin e negociatave me BE-në. Qytetarët shohin ate.

Vllado Buçkovski, kolumnë- “Beteja për Maqedoninë Evropiane”, Dnevnik

Vetëm 8 vjet më parë ishte i ndryshe, në parlament në një situatë të ngjashme të tensionuar nuk u hodhën si thasë deputetët, e as që gazetarët u hodhën nga galeria e Parlamentit.

Katerina Neshkova, komenti- “Pamja e Bishevac-it nga lartë”, Dnevnik

Bishevac vjen nga lista që para disa viteve personalisht e hartioi Branko Cërvenkovski, dhe atij gjithmonë  i ishte fajtor populli. Pasi populli i ka bërë padrejtësi Crvenkovskit, atëherë patjetër i ka gabuar edhe Bishevacit, të cilin prej jetës së rëndë të një gazetari e vendosi në karrige parlamentare.

Darko Janevski, kolumnë- “Naser Selmani në rol të Anne Frank”, Dnevnik

Selmani qan se si nuk ju kishte lëshuar një pjesë e deklaratës për  “Dnevnik”. Thua e kemi patjetër për të bërë ate. Shikoni sa i zgjutë qenka.

Goran Mihajllovski, kolumnë- “Festivali i plehrave”, Vest

Pasi që ne veprojmë vetëm me afate, ja tani tërë javën presim për të ardhur premtja – 23 Gusht, që të arrihet konkluzim për 24 Dhjetorin. Madje konkluza nuk do të jetë si gjdo tjetër konkluzë.. Për shkak se jemi vërtetuar se konkluzë ka edhe kun ka konkluzë.

Biljana Sekulovska, kolumnë- “Kulturë policiake”, Vest

Për fatin tonë të mirë dhe për fat të keq të Zhernovskit, policia filloi të punojë për të mirën e qytetarëve. Këtë javë e MPB deklaroi  dy njoftime, në të cilat në mënyrë të qartë i referohet Zhernovskiqë të zgjohet derisa është koha dhe të konsultohet me Biljana Beliçanec.

Tihomir Jan?ovski, kolumnë- “Moskuptimi(sporti) rreth emrit”, Utrinski Vesnik

Matthew Nimetz, ndërmjetësi në kontestin e emrit, ishte një prej personave të emëruar për të zgjidhur çështjen e Qipros në administratën e Jimmy Carter nga viti 1977 deri në qershor 1981. Nimitz është një njeri me përvojë të madhe për (mos)zgjidhje të çështjeve të tilla.

Katerina Bogoeva, editoriali-“Mbrëmjet e Poetisë të Strugës nuk janë për të luajtur lojëra”,                   Utrinski Vesnik

Ky festival i poezisë në vitet e kaluara, për fat të keq, për shkak të mungesës së ndjenjës së vlerës dhe domethënies së saj, shpesh here ishte subjekt i presioneve politike, dhe në vitin 2004, gjatë ndarjes territoriale, u zhvendos nga Struga në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button