Incidentet ndëretnike burojnë nga politikanët, politikanët i zgjedh populli !

Sipas analizave të fundit nga organizata të ndryshme joqeveritare, mendimet e ekspertëve politik, qytetarëve, madje edhe vetë një pjese të politikianëve, fajtorë kryesorë për krijimin e incidenteve me karakter etnik, janë pikërisht politikanët të cilët e keqpërdorin këtë element për qëllime partiake apo edhe personale.

Në prononcimin e tij për ‘DW’ lidhur me këtë temë, Vladimir Misev nga Instituti për demokraci në Shkup, thekson se politikanët janë përcuesit kryesor të konflikteve me karakter etnik.

“Retorika nacionaliste ka qenë dhe është praktikë e politikanëve” thekson Misev.

Sipas një ankete të zhvilluar nga Qendra për tolerancë ndëretnike në Shkup  pjesa dërmuese e të anketuarve mendojnë se politikanët janë shkaktarë kryesorë të inicimit të incidenteve dhe konflikteve etnike.

Megjithatë profesori universitar Qashif Bakiu thekson se problemi duhet te studiohet më hollësisht. Ai nuk përjashton nga përgjegjsia edhe vet popullatën e cila edhe pse vazhdimisht i ndjek proceset dhe e tashmë njeh mirë realitetin, përsëri manipulohet me të njejtën strategji nga politika.

“Tema ‘përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike’ i imponuar nga përfaqësuesit politik etnik bëhet brend i patentuar për Maqedoninë, njëjtë si ajvari i Strumicës. Nëse kjo klasë politike mund të luajë me ndjenjat e qytetarëve për mbi 20 vjetë atëherë le ta parashtrojmë pyetjen çfarë shoqërie jemi ne që jo më shumë se dhjetë njerëz – me kualifikime profesionale jo edhe aq të dëshmuara, sa herë që u nevoitet manipulojnë me të njëjtin trik”, theskoi Prof.Dr Qashif Bakiu.

Bakiu vlerëson se edhe përkundër kësaj, tensionimi i marrëdhënieve ndëretnike nga ana e politikanëve është papërgjegjësi dhe imoralitet për vetë politikanët.

“Dy komunitetet më të mëdha janë aq të segmentarizuara dhe me vështrime antagoniste saqë kolektivisht shumë kollaj bien nën ndikim të këtyre imponimeve nga politikanë te niveleve të ndryshme. Ky antagonizëm vjen si pasojë e faktit se komunitetet në fjalë historikisht ndajnë pozicione të ndryshme: pronari i shtetit dhe pushtetit – maqedonasit, dhe të nënshtruarit – shqiptarët. Në këtë rast politikanët frikësojnë njërën palë se mund të humb pozicion, dhe shkelin palën e nënshtruar që t’i bëjnë qefin elektoratit pronar” përfundon Prof.Dr Bakiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button