Zgjedhjet lokale, Basha ka nisur fushatën elektorale në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha duke ka nisur ne një farë mënyrë fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, duke u treguar qytetarëve të Tiranës se çfarë kanë humbur nga bllokimi që po i bën qeveria ndërtimit të bulevardit të ri të Tiranës.

Për projektin kryesor të qytetit nisën punimet në shtator të 2013-ës, por ato u bllokuan nga qeveria. Një billborder i madh u vu dje pranë Stacionit të Trenit ku do të zgjatej bulevardi i ri. Aty thuhet se ky projekt do të krijonte 2300 vende pune.

Do të krijoheshin 6 parqe sa parku rinia dhe do të kishte rreth 2000 vend-parkime.

Ky duket të jetë një detaj i elementëve të fushatës elektorale, dhe ka krijuar edhe përplasjet e para mes Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake. Kjo e fundit po e mbron që të mos hiqet.

Lajme të ngjashme

Back to top button