Vinca: Poetët shqiptar të bojkotojnë mbrëmjet e poezise

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve INA, Prof. Dr. Agim Vinca thotë se, bojkotimi i këtij festivali të poezisë do të ishte plotësisht i drejtë dhe i arsyeshëm, për shkak të mospërdorimit të gjuhës shqipe në veprimtarinë e tij. 
“Është koha e fundit që të ndërpritet kjo praktikë diskriminuese dhe fyesen daj gjuhës shqipe në qytetin e Strugës, ku këtë gjuhë e flet më tepër se gjysma e popullsisë së tij, por edhe në Maqedoni në përgjithësi. Ne krijuesit kemi obligim shumëfish më të madh se politikanët ta mbrojmë dinjitetin e gjuhës në të cilën shkruajmë dhe të kulturës së cilës i takojmë”, shprehet Vinca.  
Ai e ka përshëndetur vendimin e Kryetarit të Komunës së Strugës, z. Zijadin Sela për ta bojkotuar këtë eveniment kulturor, i cili nuk respekton gjuhën shqipe. 
“Që gjendja të ndryshojë duhet angazhimi i të gjithëve – intelektualë, krijues, politikanë etj.  Dhe në radhë të parë, do të thosha, i partisë që është partnere e koalicionit qeveritar në Republikën e Maqedonisë, e cila ka obligim ligjor t’i mbrojë të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet,”  ka theksuar Vinca. 
Profesori Vinca në vitin 2005 për shkak të mospërdorimit të gjuhës shqipe dha dorëheqje nga Këshilli Drejtues i Mbrëmjeve Poetike të Strugës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button