Shkollat e mesme ne nivel republikan kanë edhe 15.436 vende të lira

Në afatin e dytë të regjistrimit në shkollat e mesme publike, nga 3.918 nxënës të paraqitur, janë regjistruar 2.466, njoftoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Për mësim në gjuhën shqipe janë regjistruar 1.088 nxënës, në gjuhën maqedonase 1.272 , 84 në gjuhën turke dhe 22 janë nxënës që përsërisin klasën.

Në të dyja afatet e regjistrimit, gjithsej janë regjistruar 19.465 nxënës. Vende të lira pas afatit të dytë të regjistrimit ka për 15.436 nxënës, prej të cilëve, 4.513 janë në gjuhën shqipe, 10.224 janë në gjuhën maqedonase, 663 në gjuhën turke, 33 në atë serbe dhe 3 janë përsëritës së klasës. Në arsimin e gjimnazit ka 3.988 vende të lira, në atë profesional, 11. 310, në atë artistik, 121, ndërsa në gjimnazet sportive, 17.

Në Republikën e Maqedonisë në vitin shkollor 2012/2013, klasën e tetë e përfunduan 22.900 nxënës.

Në pjatim me ndryshimet e Ligjit për arsim të mesëm, arsimi i mesëm nga viti 2008/2009 është i detyrueshëm për të gjithë nxënësit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button