Lirim Shabani harron se në Strugë jetojnë shqiptar, dhuron libra vetëm në maqedonisht

Ministria e Pushtetit Lokal i dhuron rreth 500 libra Komunës së Strugës, përgjithësisht të karakterit zhvillimor lokal vetëm në gjuhën maqedonase.

Komuna e Strugës reagon duke e konsideruar këtë si një dhuratë të hidhur dhe një golgotë e qeverisë që vazhdon me ndihmën e pushtetarëve shqiptar, në rastin konkret nga ministri I pushtetit lokal Lirim Shabani.

“Çështja është për të ardhur keq. Qytetarët paguajnë taksa në mënyrë të barabartë, ministri i qeverisë VMRO-BDI ua kthen në mënyrë aspak të drejtë duke injoruar Gjuhën Shqipe. Është ndoshta e dhjeta ta herë, që Komuna e Strugës denoncon këtë qasje poshtëruese ndaj shqiptarëve nga po këta qeveritarë shqiptarë, që në emër të kësaj gjuhe kanë bërë fushata pafund. Qytetari shqiptar nga Struga, paguan taksa të shumëfishta ndaj qeverisë dhe si dhuratë merr libra në maqedonisht për fëmijët e tij”, thuhet në komunikatën e komunës së Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button