Shkup, ja reagimet e gazetarëve të përgjuar

Të indinjuar, të revoltuar dhe të befasuar. Këto janë reagimet e gazetarëve pasi në selinë e LSDM-së iu dorëzuan materialet për ndjekjen e bisedave të tyre telefonike me kolegët, bashkëpunëtorët, politikanët ose biznesmenët, raporton Tetova News sipas Televizionit Telma.

Nuk e kam për herë të parë, isha e përgjuar edhe në aferën Veshi i madh, por mendoja se sistemi është përmirësuar dhe se nuk do lejojë përsëritje të diçkaje të njëjtë, thotë Katerina Blakevska.

Sipas Snezhana Lupevska Sozenit, e keqja më e madhe është se përgjimet janë bërë pa vendim gjykate.

Një pjesë e gazetarëve paralajmërojnë edhe padi . Unë shtroj pyetjen se si është e mundur që Telekom ka miratuar përgjimin e kaq shumë njerëzve.

Prej këtu po filloj të koncentrohem për padinë, të cilën besoj se do ta bëjnë edhe shumë gazetarë të tjerë pas këtij skandali, thotë gazetarja Sashka Cvetkovska.

Edhe Olivera Trajkovska gjithashtu paralajmëron padi, por, siç thotë ajo, do të donte të paguhet nga pasuria e atyre që organizuan një gjë të këtillë, pasi të dënohen për kriminalitet.

Muuhamed Zekiri i Alsatit thotë se ndjehet krenar që është mes atyre gazetarëve që janë përgjuar dhe kjo do të thotë se i kemi parashikuar dhe paralajmëruar këto punë. Të gjithë ne jemi Nikolla Mladenov, thotë Zekiri.

Bisedat e regjistruara të gazetarëve ishin “bomba” e katërt e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Dosja më e madhe, më së shumti ishte përgjuar ish-pronari i Fokusit, gazetari Nikolla Mlladenov, i cili vdiq në një fatkeqësi komunikacioni, do t`i dorëzohet familjes së tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button