Analisti serb: Të thuash që Kosova është Serbi, e pakuptimtë

Të thuash që Kosova është Serbi është deklaratë e pakuptimtë, vlerëson kolumnisti Teofil Pançiq, që shkruan rregullisht për gazetën serbe, Vreme.

Pançiq ka reaguar ndaj deklarateve të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, dhe ministrit të brendshëm të Serbisë, Neobojsha Stefanoviq të cilët duke komentuar emigrimin ilegal të kosovarëve kanë thënë se kosovarët ende e njohin Serbinë si shtet të tyre, raporton Deutsche Ëelle në anglisht, transmeton Indeksonline.

‘Fakti që shumë kosovarë janë në Serbi apo aplikojnë për dokumentet e udhëtimit të Serbisë nënkupton që ata ende e njohin Serbinë si shtetin e tyre”, ka thënë kohë më parë kryepolici serb, Stefanoviq.

Mirëpo Teofil Pançiq ka thënë se është “qesharake që Kosova vazhdohet të trajtohet si pjesë e Serbisë. Kjo gjë është shumë e thjeshtë, disa pasaporta janë më të vlefshme. Njejtë sikur shumë serbë mundohen të sigurojnë një pasaportë të një prej vendeve të BE-së, qoftë në Kroacinë fqinje, Hungari apo Bulgari, njejtë edhe shumë shqiptarë të Kosovës duan të kenë një pasaportë serbe”, ka thënë kolumnisti serb, Pançiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button