MASH hap konkurs për 20 bursa , për studimin e gjuhës së vjetër turke

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton që në rrjedhë është i hapur konkursi për 20 bursa të plota për qytetarët e Maqedonisë të cilët do të regjistrohen në studime deri-universitare ose postdiplomike për studimin e gjuhës së vjetër turke në vitin akademik 2015/2016, në ndonjë nga universitet botërore që kanë katedra për studime otomane.

Bursat do të mbulojnë harxhimet e regjistrimit, pagesë mujore në para dhe koston e biletës së avionit, ndërsa janë inicuar nga nevoja reale e Republikës së Maqedonisë për kuadër profesional i cili do të punojë në përkthimin dhe interpretimin e një numri të madh të dokumenteve të vjetra dhe dorëshkrimeve të rralla të cilat gjenden në arkivat e Maqedonisë, por edhe në arkivat e huaja, në biblioteka, si dhe në librat e pronësisë, ndërkaq janë të shkruara në gjuhën e vjetër turke.

Kandidatët për bursa për studimet deri-universitare për studimin e gjuhës së vjetër turke duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm katërvjeçar; të jenë pranuar në studimet deri-universitare të ciklit të parë, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2015/2016, në ndonjë nga universitetet ku studiohet kjo gjuhë dhe të mos jenë shfrytëzues të një burse nga ofrues tjerë.

Kandidatët për bursa për studime postdiplomike, duhet të posedojnë diplomë që kanë kryer ciklin e parë të studimeve në kohëzgjatje prej tre ose katër viteve, në vend ose jashtë vendit, ku, për diplomë të huaj është e nevojshme dokumenti i nostrifikimit; të jenë pranuar në studimet akademike të ciklit të dytë, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2015/2016, në ndonjë nga universitetet ku kjo gjuhë studiohet dhe të mos jenë shfrytëzues të një burse nga ofrues tjerë. Përparësi në marrjen e bursave kanë kandidatët të cilët kanë studiuar në ndonjë program studimor nga dega e historisë.

Informata më të hollësishme në lidhje me dokumentet e nevojshme, kushtet dhe kriteret e aplikimit, janë dhënë në konkurs i cili është postuar në internet portalin e specializuar për ndarjen e bursave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, www.stipendii.mon.gov.mk.

Afati i fundit për aplikim, respektivisht për dorëzim të dokumentacionit të nevojshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Rr. “Shën. Qirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup (me shënim: bursa për studime akademike të ciklit të parë ose të dytë jashtë vendit) është 31 gusht 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button