Për 24 orë, 9 aksidente në Shkup

Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer hetim në gjithsej nëntë fatkeqësi komunikacioni.

Prej nëntë aksidenteve, shtatë kanë dëme materiale dhe në dy të tjerat ka pasur lëndime. Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 35 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufirin e shpejtësisë, pesë shoferë që kanë drejtuar makinat nën ndikimin e alkoolit dhe pesë shoferë të tjerë që nuk i kanë respektuar semaforët.

Me anë të “marimangës” janë larguar 71 makina për shkak të parkimit joadekuat. Gjatë ditës së sotme një grup i qytetarëve do të organizojnë protestë të qetë me rastin e Tamara Dimovskas. Marshi do të fillojë para FSSHM­së e deri te ministria e shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button