Ahmeti do të vendos lidhur me kryetarin e ri të degës së partisë në Strugë

Personalisht kryetari i BDI­së Ali Ahmeti do të vendos lidhur me kryetarin e ri të degës së partisë në Strugë. Kjo do ishte receta më e mirë rreth vonesave që po paraqiten gjatë zgjedhjes së kryetarit të degës së BDI-­së në këtë qytet.

Deri më tani disa herë me radhë në media është paralajmëruar kuvendi i kësaj dege ku pritet të zgjidhet kryetari i saj, por megjithatë ky kuvend akoma nuk është mbajtur, njofton Drini.mk. Hera e fundit që ky kuvend duhej të mbahet siç u njoftua në media, ishte dita e shtunë 21.02.2015 megjithatë, kjo nuk ndodhi. Në degën e Strugës, beteja politike po zhvillohet mes deputetit Ramiz Merko dhe zëvendësministrit të Mbrojtjes Arben Labënishti.

U tha se gjasat më të mëdha për zgjedhjen e kësaj situate të jetë të vendoset për një person të tretë i cili do duhet që t’i bashkojë këto dy dhe anëtarësinë e kësaj dege në Strugë, por si duket kreu aktual i degës Ramiz Merko ende gëzon mbështetjen më të madhe për të qenë sërish në krye të degës së BDI-­së në këtë qytet.

Lajme të ngjashme

Back to top button