Shpiket çokollata kundër rrudhave

Duket si shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por çokollata që premton të pakësojë rrudhat dhe plakjen e lëkurës është shpikur me të vërtetë nga shkencëtarët në Universitetin e Cambridge.

Një përbërës i gjendur në të, ndikon në rritjen e nivelit të antioksidantëve dhe përmirëson qarkullimin duke parandaluar shfaqjen e shenjave të moshës.

Sipas shkencëtarëve, vetëm një pllakë prej 7.5 gr ka të njëjtin nivel antioksidantësh me salmonin e Alaskës dhe të njëjtin nivel të polifenoleve të kakaos që gjenden në 100 gr çokollatë të zezë, të cilat luftojnë radikalet e lira. Ata pretendojnë se kjo çokollatë mund të ndryshojë lëkurën e një 50-60 vjeçareje në atë të një 20-30 vjeçareje.

Testet kanë treguar se vullnetaret që e konsumuan këtë çokollatë çdo ditë për 4 javë, patën një përmirësim të furnizimit të lëkurës me gjak.

Dr Ivan Petyaev që është dhe shpikësi i kësaj çokollate, thotë se ka përdorur të njëjtin antikoksidant që i mban peshqit e kuq dhe flamingot rozë.

“Në testet klinike vumë re një rënie të inflamacionit dhe se indet po fillonin të përfitonin. E kemi testuar tek persona në moshat 50-60 vjeç dhe kemi vënë re një përmirësim të lëkurës në nivelin e 20-30 vjeçareve. Pra kemi arritur të përmirësojmë fiziologjinë e lëkurës,” ka thënë ai.

Produkti i cili do të quhet ‘Cambridge Beauty Chocolate’, do të hidhet në treg muajin e ardhshëm pasi të prezantohet në një samit në Londër, shkruan Anabel. Çmimi ende nuk është bërë i ditur por kjo çokollatë pritet të jetë e kripur në këtë aspekt. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button