Liria e mediave në Maqedoni është brengosëse

“Liria e mediave në Maqedoni është brengosëse. Dëshmitë e prezantuara janë tmerruese që flasin qartë se në Maqedoni thuajse të gjitha mediat kontrollohen nga pushteti aktual”, thotë  për REL Zhaneta Trajkovska nga Shkolla e Lartë e Gazetarisë në Shkup.

“Ne kemi media rreptësishtë të kontrolluara, kemi pronarë të mediave që janë nën kontrollin e rreptë të pushtetit, kemi media të korruptuara apo të shitura në mënyrë legale me reklama shtetërore, kishin gazetarë të burgosur, kemi incidente me mediat, gazetarët ndalohen, u merren materialet, pengohen në kryerjen e obligimeve e kështu me radhë. Gjithë kjo dëshmon se pushteti tenton apo tashmë kontrollon thuajse të gjitha mediat në vend. Për gjendjen, e rëndë në të cilën ndodhen mediat, flasin edhe raportet e gjithë organizatave ndërkombëtare duke e vendosur Maqedoninë në grupin e shteteve me liri të kufizuar“, thotë Trajkovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button