Sampdoria-Genoa, reshjet shtyjnë sfidën për të martën

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut derbi i shumëpritur i Xhenovës, mes Sampdorias dhe Genoas, nuk mund të luhej mbrëmjen e djeshme.

Vendimin e ka marrë mrbrëmë arbitri Gianluca Rocchi, pasi kishte hyrë dy herë në fushë për të kontrolluar situatën (20:40 dhe 21:04), duke parë më të arsyeshme shtyrjen e takimit të parë të javës së 24-t të Serie A.

Pas bisedimeve që patën drejtuesit e të dy klubeve arritën marrëveshja që ndeshja të luhej të martën, 24 shkurt, më 18:30. Për shkak të kësaj shtyrjeje të paparashikuar më herët nga kalendari, do të shtyhet gjithashtu edhe ndeshja Atalanta-Sampdoria e javës së ardhshme, që pritej të luhej të shtunën më 18:00, por kjo vetëm me një ditë, duke qenë se do të luhet të dielën e ardhshme më 15:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button