Simeone nuk largohet nga Atletico

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka konfirmuar se ai është në bisedime me klubin për ta rinovuar kontratën.

Ishte spekuluar se edhe më herët trajnerit argjentinas i është ofruar rinovimi i kontratës me klubin madrilen, ndërsa tani vetë Simeone e ka konfirmuar këtë lajm.

”Është e qartë që unë jam i lumtur me klubin dhe unë e dua Atletico Madridin”.

”Ne jemi duke u përpjekur që ta vazhdojmë projektin që e kemi nisur para tre viteve me të njejtin entuziazëm nga të dyja palët”, tha Simeone për gazetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button