S’janë vetëm kosovarët, për gjysmë viti 21 mijë kroatë emigruan në Gjermani

Kosovarët janë bërë kryelajm në Europë, sepse ata emigrojnë ilegalisht, e jo se janë të vetmit që kërkojnë të gjejnë një punë në ndonjërin nga vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian.

Gazeta kroate “Veçernji list” shkruan se vetëm brenda gjashtë muajve të vitit të kaluar në Gjermani kanë emigruar 21 mijë kroatë, transmeton lajmi.net.

Ata largohen nga vendi i tyre për të kërkuar punë në vendet tjera të Bashkimit Europian, ku pagat janë më të mëdha se sa në Kroaci.

Për dallim nga kosovarët, të cilët jo vetëm se nuk kanë të drejtë pune në BE, por nuk kanë as mundësi të lëvizin pa viza, kroatët mund të kërkojnë punë atje, pasi vendi i tyre tanimë është pjesë e Unionit Europain.

Gjermania si vendi më i zhvilluar i BE-së, është bërë synimi kryesor punë-kërkuesve. Vetëm në gjashtë muaj të vitit të kaluar në këtë vend kishin shkuar 667 mijë emigrantë, prej të cilëve 21 mijë kroatë.

Por nuk janë vetëm kroatët nga BE, që kërkojnë punë në Gjermani. Në mesin e atyre 667 mijë emigrantëve në Gjermani, 98 mijë ishin rumunë, 96 mijë polakë dhe 38 bullgarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button