Egzon Sejdiu, modeli shqiptar që e quajnë Johnny Depp

I bukur dhe simpatik madje si aktori i famshëm Johnny Depp, kështu i thonë të gjithë, e që i ngjan shumë. E ky është shqiptari me origjinë nga Kosova, një nga djemtë më të famshëm që jeton në Zvicër, Egzon Sejdiu.

Fotomodeli i njohur 21 vjecar është mjaft i kërkuar dhe pjesë i agjensioneve të huaja si “Kai Zen Models” në Lausanne” dhe “Anni Michel Models”në Geneve.

Ne mësojmë se shumë shpejt Egzoni do të ketë edhe një casting në Paris për një firmë atje, i kërkuar nga fotografët francezë. Gjithashtu fotomodeli shumë i vecantë ka bashkëpunuar edhe me fotografë nga Kosova, por ai ka si pasion përvec modelizmit edhe vallëzimit dhe është një super talent edhe në kërcim. Ky ishte djaloshi kosovar i cili ka nisur famën dhe karrierën në Zvicër, e ne urojmë që një ditë Egzonin ta shohim kudo në cdo spektakël në botë për sa i përket modelizmit./BS/

Lajme të ngjashme

Back to top button