Vajza bie nga provimi, babai rreh profesorin

Dy shkupjanë e kanë rrahur një profesor në Fakultetin për art muzikor, për shkak se vajza e njërit prej tyre ka rënë në provimin që e ka mbajtur ai.

Dje rreth orës 9:30, derisa ka qenë duke u mbajtur provimi te profesori ?.?., në zyrën e tij kanë hyrë ?. I. dhe ?.R. Pasi vajza e A.I. nuk e ka dhënë provimin te profesori, ata të dy kanë filluar ta rrahin profesorin me grushta, dhe e kanë goditur në kokë dhe në trup dhe ia kanë grisur këmishën.

Babai i studentes e ka thyer edhe inventarin në kabinet dhe duke iu kërcënuar profesorit, ia ka dhënë indeksin vajzës që t’i shkruajë notë kaluese. Profesori i rrahur ka filluar të bërtasë me zë duke kërkuar ndihmë, dhe atëherë rrahësit kanë ikur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button