Georgievski: Stojmenovët u pasuruan në kohën time

Lideri i VMRO-Popullores Lupço Georgievski ka thënë se nuk është i habitur nga përmbajtja e bisedave që ka prezantuar lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Emri i tij madje përmendet në bisedat që sipas Zaevit kanë drejtuar drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe pronari i TV Kanal5 Emil Stojmenov.

Sipas Georgievskit këto bisedime mes pushtetit dhe mediave janë tmerruese.

“Atë që e di është se 80 përqind e pasurisë së familjes Stojemnov kanë përfituar nga babai (Boris Stojmenov) derisa ishte ministër i Financave në qeverinë time. Ajo qeveri ua dha koncesionin Televizionit Kanal5. Nuk mund ta kuptoj për gjithë atë inspirim të Llatasit madje për burgosjen e Boshkovskit. Po kur ishte Lube ministër, Llatas shumë shpesh ka qenë mysafir në shtëpinë e tij. Më së paku 30 herë ka qenë në darkë në shtëpinë e Boshkovskit”, ka thënë Georgievski.

Lajme të ngjashme

Back to top button