Ia gërvishti makinën zv/drejtorit, policia dhunon të riun në Korçë (Video)

Një i ri është dhunuar nga uniformat blu ditën e sotme në Korçë, pasi ka gërvishtur makinën e zv/drejtorit të policisë, Arben Hyseni.

Mësohet se Hyseni pas përplasjes me të riun ka njoftuar grupin e gatshëm, i cili e ka rrahur të riun në prani të dhjetra kalimtarëve. Pamjet janë filmuar nga një kamera celulari e një personi në vendin e ngjarjes.

Më herët, u raportua një tjetër rast dhune i policisë ndaj qytetarëve nga “News 24”, që duke iu referuar dëshmisë së një qytetari ka publikuar një video, që tregon se si një efektiv i policisë dhunon me grushte një qytetar, pak para shoqërimit te tij ne polici.

Ngjarja ka ndodhur vetëm një ditë më parë në Kavajë. Në video duken 4 efektivë policie, dy prej të cilëve mbajnë nga krahët një person. Njëri prej tyre e godet me forcë me shkelma në fytyrë, kurse personi i katërt me uniformë policie nuk ndërhyn, por ndjek lëvizjet e kolegëve.

Pas denoncimit në media të dhunës së ushtruar nga një efektiv policie ndaj një qytetari kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka përshëndetur personin që regjistroi videon, ndërsa Policia e Shtetit ka pezulluar efektivët e përfshirë në këtë ngjarje.

“Faleminderit qytetarit qe me videon e celularit çoi ne ndeshkimin e sjelljes se patolerueshme te patrulles se policise! Sa me shume te tilla!”, shkruan Rama në “Facebook”.

Lajme të ngjashme

Back to top button