Tuna godet eventet e ndarjes së çmimeve, kërcënon me gjyq “Milingonën e Artë” (Foto)

Një prej atyre ngjarjeve që mbahen në fillim të këtij viti në Maqedoni është edhe “Milingona e Artë”. Nominimi Tunës në këtë ngjarje ka bërë shumë nervoz këngëtaren nga Shkupi.

Në një postim në Facebook, këngëtarja shkupjane ka goditur ngjarjet e ndarjes së çmimeve, në veçanti “Milingonën e Artë”.

Sipas saj ky festival pa dëshirën e artistes ka shfrytëzuar emrin e saj për ta nominuar në një prej kategorive, dhe madje e konsideron keqpërdorim të emrit të saj një nominim të tillë.

Jo rrallë herë festivalet shoqërohen me polemika, pasi edhe më parë “Milingona e Artë” ka pasur kritika për mënyrën si nominon dhe përzgjedh fituesit për të arriturat e shqiptarëve në Maqedoni, dukeu lidhur me nepotizëm.

Të njëjtin problem e ka pasur edhe “Videofesti Muzikor” që ka vite që injorohet nga një numër i madh artistësh, duke dëshmuar se këto ngjarje e kanë humbur kredibilitetin. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button