Han-Ahmeti: Të tejkalohet situata e rëndë politike në vend
Ndërkohë, BDI-ja përmes një komunikate ka njoftuar se në takimin e kreut të kësaj partie, Ahmeti me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johanes Han është kërkuar ndërmjetësimi i BDI-së në tejkalimin e situatës së rëndë politike në vend.
“Ahmeti përshëndeti idenë e komisionerit Han për përfshirjen e autoriteteve të Brukselit në tejkalimin e situatës së rëndë politike në vend që është në vijë me kërkesën e BDI-së për inkuadrimin e drejtpërdrejt të Brukselit për ta garantuar paanshmërinë dhe integritetin e procesit. Gjithashtu mirëpresim gatishmërinë e komisionarit Han që të bisedojë me ndërmjetësimin Mejtu Nimic për të gjetur mënyra për zgjidhjen e emrit sepse situata e tanishme është e papranueshme. Dialogu politik patjetër të rikthehet fuqishëm dhe të intensifikohet. BDI përkrah këtë proces dhe fton palët që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë transparente dhe me vëmendjen tek e mira e përbashkët e vendit” thuhen në komunikatën e BDI-së.