Forumi i zëvendëskryeministrit Besimi me ish zëvendëskryeministrat për çështje evropiane

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje evropiane Fatmir Besimi, sot për herë të dytë ishte organizator i forumit me ish zëvendëskryeministrat e angazhuar për çështje evropiane qëllimi i të cilit është që përmes qasjes joformale dhe të hapur të kontribuohet në shkëmbimin e ideve dhe përvojave në pikëpamje të realizimit të Strategjisë së Republikës së Maqedonisë për aderim në BE si dhe për kontributin ndaj raportit vjetor.

“Në takim u theksua se integrimi euro-atlantik i Republikës së Maqedonisë padyshim paraqet prioritet të lartë strategjik. Gjithashtu, u theksua se integrimi evropian nënkupton proces bashkëpunimi gjithpërfshirës dhe transparent mes të gjithë institucioneve shtetërore, subjekteve politike dhe sektorit civil”, thuhet në kumtesën e Sekretariatit për çështje evropiane.

Ndërkaq, theksohet se Sekretariati për çështje evropiane në të ardhmen do të vazhdojë t’i promovojë vlerat evropiane, në suaza të aktiviteteve të tij të koordinuara për integrim evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button