Arrestohet zëdhënësi i partisë së Vëllazërisë

Autoritetet egjiptiane të grusht shtetit kanë arrestuar Murad Ali, këshilltar për media i Vëllazërisë Myslimane dhe zëdhënës i Partisë së Drejtësisë. Ai u arrestua në aeroportin e Kajros.  Arrestimi i tij është vijim i intensifikimit të masave shtypëse ndaj grupit më të madh islam.

Ali u arrestua para se të largohej nga Egjipti për në Romë, njoftuan burimet e sigurisë për Agjencinë Anadolu. 

Emri i Murad Ali ishte vendosur në një listë të ndalim-fluturimit, me kërkesë të një agjencie të sigurisë.

Arrestimi i Ali erdhi një ditë pasi udhëheqësi i Vëllazërisë, Muhamed Badie, u arrestua në afërsi të sheshit Rabaa el Adevije./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button