Vetëm barazim për Milanin (Video)
Milani ka vazhduar me formën të dobët, kësaj rradhe duke barazuar me Empolin me rezultat prej 1-1, në ndeshjen e zhvilluar në San Siro.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Mattia Destro dhe Massimo Maccarone, ndërsa ky barazim do të thotë se Rossonerët nuk munden që të futen në zonën e Europës as në ëndërr.
Pas kësaj ndeshje, Milani ka 30 pikë pas plot 23 ndeshjeve, ndërsa Empoli mbetet në pozitën e 14-të me 24 pikë.