Shembje në rrugë

Në aksin rrugor Stracin ­ Kriva Pallankë në dalje nga Stracini në drejtim të Kriva Pallankës, për shkak të rrëshqitjeve të dheut është përfshirë korsia e tretë e rrugës në gjatësi prej 150 metrave. Në vend është vendosur sinjalizim përkatës në komunikacion. Komunikacioni në aksin rrugor Koçan ­ Makedonska Kamenicë, për shkak të shembjeve të mëdha të gurëve, komunikacioni ende është i ndërprerë tërësisht për çfarëdolloj automjetesh.

Komunikacioni po rikahëzohet përmes aksit Vinicë­Pehçevë­Dellçevë. Komunikacioni në akset rrugore Koçan­Zërnovci dhe Trabotivishte­Razlovci është në ndërprerje për shkak të dëmtimeve në urat e lumit Bregalnicë. Rruga alternative për Trobotivishte është rruga e vjetër Dellçevë­Trabotivishte. Në komunën Probishtip, për shkak të rrëshqitjes së dheut edhe më tutje është në ndërprerje komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve në drejtimin rrugor Kiselicë­Zlletovë. Automjetet janë riorientuar nga drejtimi Kiselicë­Probishtip­Legovec­Zletovë.

Komunikacioni në rrugën lokale për në fshatin Pokrajçevë, e cila e lidh rrugën magjistrale A­4 Radovish­Strumicë, për shkak të përmbytjes së lumit Radovishka, komunikacioni është në ndërprerje dhe i njëjti zhvillohet përmes f. Podaresh­Radovish. Në të gjitha rrugët tjera komunikacioni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Është e mundur paraqitje e ngricës për shkak të temperaturave të ulëta.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë,Koçan­Delçevë, Vinicë­Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button