PSV – Milan e fillojnë me barazim (Video)

AC Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në Eidhoven kundër PSV-së në ndeshjen e parë të rrethit të fundit parakualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra kuqezi ka arritur e para në epërsi me golin e El Shaarawyt në minutën e 15 pas asistimit te Abates. Me epërsinë minimale te Milanit ka përfunduar pjesa e parë. 15 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Matavz ka arritur t’i barazoj shifrat në 1:1.

Deri në fund, Milani i ka pasur edhe disa raste, por pa mundur të largohet nga Holanda me fitore. Në rast të fitores në shtëpi, Milani do të siguroj një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Rezultate nga ndeshjet tjera:

Shakhtar Karagandy – Celtic 2:0
Ferreira – Zenit Petersburg 1:4
Lyon – Real Sociedad 0:2
Plzen – Maribor 3:1
PSV – AC Milan 1:1

Lajme të ngjashme

Back to top button