Mustafa: Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën

Kryeministri Isa Mustafa është shprehur se nuk do të jetë e largët dita kur Serbia do ta njohë Kosovën.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e ministrit serb të Drejtësisë, Nikola Selakoviç, sipas të cilit Mustafa vetëm mund ta ëndërrojë pavarësinë e Kosovës.

“Sa për këtë paska reaguar ministri serb Nikola Selakoviç. Deklarata e tij nuk më brengos, pasi gur-gur bëhet mur”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa ka kundërshtuar edhe Vetëvendosjen.

“Po habitem pak nga disa njerëz tanë se si nuk po u pëlqen kjo. Unë dyshoj që ata janë kundër sistemit unik të drejtësisë, por nuk jam i sigurt që ata nuk hanë letra, sepse vetë të menduarit se dikush duhet t’i hajë ato, flet se ata edhe atë punë e kanë bërë, por nuk e kam ditur se njeriu bëhen shtatlartë duke ngrënë letra!? Ani, po të kishte hëngër edhe diçka tjetër, ku ta dimë se sa do të rritej”, ka shkruar më tej kreu i qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button