Messi shënjestron Superkupën e Spanjës

Lionel Messi ka dashur t’i ndajë emocionet e fitores 7-0 ndaj Levantes në javën e parë të Primera Divizion me fansat e tij në rrjetet sociale.

Ylli argjentinas teregoi edhe një herë motivimin e tij për t’i fituar të gjitha sfidat në Kamp Nou nën drejtimin e trajnerit të ri Tata Martino, transmeton supersport.

“Një debutim shumë i mirë i kampionatit. E bëmë të qartë se ne të gjithë dëshirojë të zhvillojmë një sezon të madh”, shkruan Messi në Weibo.

Katër herë fituesi i topit të artë tashmë duhet të mendojë për sfidën e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Atketikos së Madridit, që është edhe trofeu i parë sezonal.

“Jemi të përqendruar te Supërkupa e Spanjës, që do të zhvillohet këtë të mërkurë”, – shkruan më tej argjentinasi.

Ndaj Levantes Mesi realizoi dopietën e parë në La Liga, edhe pse luajti vetëm 71 minuta, për t’u zëvendësuar nga Andres Iniesta. Pikërisht largimi i parakohshëm nga fusha e lojës është komentuar se shenja më domethënëse e autoritetit të trajnerit argjentinas Gerardo Martinos, I cili kërkon t’I ekonomizojë forcat e lojtarëve të tij më të mirë përgjatë gjithë sezonit. Sfida e parë e Superkupës së Spanjës do të zhvillohet në Vicente Kalderon, ndërsa ajo e kthimit më 28 gusht në Kamp Nou.

Lajme të ngjashme

Back to top button