Ligji për shërbimet audio vizuale thyen Rregullat e Parlamentit

Në interes të miratimit të ligjit për mediume, sot në Parlament është thyer rregullorja që ishte e miratuar menjëherë pas 24 dhjetorit të vitit të kaluar, pa prezencën e deputetëve të opozitës.

Rregullorja parashikon që në afat prej tre ditësh  të shikohen të gjitha 94 amendamentet që janë paraqitur në Propozim ligjin për shërbimet në mediumet audio dhe audio vizuale.

Kjo masë për herë të parë aplikohet në Parlament, ku sot ky ligj kalon në shqyrtimin e dytë në Komisionin për transport, lidhje dhe ekologji. Në dispozitat e kësaj Rregullore kundërshtuan deputetët e opozitës, duke thënë se nuk është e definuar se çfarë do të ndodhë me ligjin nëse nuk shqyrtohen të gjitha amendamentet në afat prej tre ditësh.

Deputetët e LSDM-së kërkuan nga kryetari i Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, Rexhill Ismaili, që t’u përgjigjet se çfarë do të ndodh me ligjin nëse amendamentet nuk “durohen”.

“Na tregoni se çfarë do të ndodh pas tre ditëve. Do ta tërhiqni ligjin ose do ta miratoni me forcë. Do të na përzini nga Parlamenti përsëri ashtu siç bëtë më 24 dhjetor? Do të na hidhni me ushtri dhe polici, na tregoni që ta dimë dhe të përgatitemi”, tha deputeti, Blagoj Stojanovski.

“Ju lutemi që mos ta shkelni Rregulloren, garantoj se nuk do ta bllokojmë ligjin. Tërhiqni interpretimin tuaj të Rregullorës, futuni në kabinetin e Trajko Velanovskit dhe konsulltohuni për ta sqaruar Rregulloren”, tha Makraduli.

Por edhe përkundër kërkesave që të pastrohen kundërshtimet, kryetari i Komisionit vendosi që ta vazhdojë seancën.

Lajme të ngjashme

Back to top button