Erdogan: Izraeli qëndron pas rrëzimit të Morsit

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan e akuzoi Izraelin se qëndron pas rrëzimit të presidentit egjiptian Mohamed Morsi.

“Për Egjiptin thanë se dmeokracia nuk gjendet në kutinë e votimit, Kush qëndron pas saj? Izraeli”, deklaroi Erdogan sot në takim me Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

“Kemi dëshmi për këtë”, theksoi kryeministri turk, duke e cituar deklaratën e ministrit izraelit të Drejtësisë në forumin e mbajtur në vitin 2011 në Francë, i cili gjoja ka deklaruar se Vëllazëria Myslimane e Morsit nuk do të mund të mbetet në pushtet, madje edhe nëse fitojnë në zgjedhje.

Në qershor të vitit 2012 Morsi e dha betimin si presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, por muajin e kaluar ai u rrëzua nga ushtria e Egjiptit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button