Vidhen stoli ari nga një shtëpi në Prilep

Një hajdut ka vjedhur stoli ari në vlerë prej 200.000 denarësh, gjegjësisht 3.500 euro nga një shtëpi në Prilep, njoftoi MPB-ja. Vjedhja, sipas policisë ka ndodhur natën ndërmjet të dielës dhe të hënës. 

Hajduti me një mjet metalik e ka thyer dritaren e shtëpisë që gjendet në rrugën “Bogomilska”, dhe pas kërkimit të shtëpisë, e ka gjetur arin dhe është larguar nga shtëpia. Pas paraqitjes së rastit policia ka bërë hetim dhe punon në zbulimin e autorit të kësaj vjedhjeje. /Portalb
 

Lajme të ngjashme

Back to top button