SHBA, familja Obama merr në Shtëpinë e Bardhë dhe një qenushe
Familja e Presidentit amerikan Barak Obama ka futur një pjesëtar të ri në Shtëpinë e Bardhë, një këlysh të ri të quajtur Synny, në të djathtë të kësaj fotografie.
Synny tashmë ka zënë shoqëri me qenin e mëparshëm të familjes, Bo(majtas) dhe të dy janë duke pushuar në Kopshtin Jugor, transmeton shqiptarja.
Ajo ka lindur në Michigan në qershor të 2012-ës dhe sot ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, duke u bërë motra e vogël perfekte për Bo-në.