Ligjet për punësim të rregullt dhe për honorarët para Kuvendi

­ Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot në kuadër të seancës së 36­të, do të debatojë për ligjet për transformim të marrëdhënies së rregullt të punës, për ndryshim të Ligjit për arsim të lartë dhe për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social, të cilët duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë edhe propozim­ligjet për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, për Këshillin për Verifikim të Fakteve dhe ngritje të procedurës për verifikim të përgjegjësisë së gjykatësit, për ndryshim të Ligjit për institucionet e arsimit të lartë për arsim të kuadrit mësimore në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm.

Duhet të debatohet edhe për ndryshim të ligjeve për marrëdhëniet e punës, për sigurimin pensional dhe invalidor, dhe për sigurimin shëndetësor, të cilët, gjithashtu, duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Kuvendi do ta shqyrtojë edhe Kërkesën për dhënie të interpretimit autentik të nenit 47 paragrafi 5 dhe 6 nga Ligji për furnizim publike, i parashtruar nga kryetari i Komunës së Demir Kapisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button